SHIKONI ÇMIMET



INFORMACION NJOFTUES PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Ne e vlersërojmë interesin tuaj për faqen tonë të internetit dhe ne duam që ju të ndiheni rehat me ne. Ju mund të na besoni neve përgjegjësinë e të dhënave tuaja. Privatësia juaj është shumë e rëndësishme për ne dhe ne ju ftojmë që ta lexoni mëposhtë informacionin njoftues, ashtu që ju ta shihni se përse dhe se si i mbledhim të dhënat tuaja nga ju dhe se si do të përdoren ato nga ne.

Ne besojmë se besimi vjen përmes transparencës. Me këtë ne dëshirojmë që t'ju informojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente se si i përpunojmë Të Dhënat Personale të ofruara nga ju(në tekstin e mëtejmë kolektivisht, "Të Dhëna Personale") dhe/ose të mbledhura gjatë procesit të plotësimit të porosisë online, duke e vizituar uebfaqen tonë valgomed.com (në tekstin e mëtejmë"Uebfaqe").

Duke i dërguar Të Dhënat tuaja Personale, ju mund t'i shijoni përparësitë dhe përfitimet e rezervuara ekskluzivisht për konsumatorët tonë. Të gjitha informatat që na ofroni neve janë konfdenciale. Ne do t'i përdorim Të Dhënat Personale tuajat në mënyrat dhe për qëllimet që janë listuar në këtë politikë.

1. KUSH I MBLEDH TË DHËNAT PERSONALE
Njësia që i mbledh Të Dhënat Personale, siç është Kontrolluesi i të Dhënave (në tekstin e mëtejmë "Kontrolluesit e Të Dhënave ") është:
- MBM Ltd, me zyre të regjistruar në Seychelles, Victoria, Francis Rachel Str, Oliji Trade Centre, Suite 13, First Floor, email mbmltd.privacy@gmail.com, për ankesa rreth Mbrojtjes së të Dhënave.

2. PËRSE I MBLEDHIN TË DHËNAT PERSONALE
Për ta shikuar uebfaqen tonë, nuk ju kërkohet të jepni Të Dhënat tuaj Personale.
Ne i mbledhim, i ruajmë dhe i përdorim Të Dhënat tuaja Peronale vetëm nëse ju na i ofroni ato si pjesë e një porosine online.

Të Dhënat Personale do të përpunohen për qëllimet në vijim:
ekzekutimin e kontratës së shitjes, dërgimin e produktit, kontabilitet dhe përmbushje të obligimeve ligjore, shërbime pas shitjes;

Kontrolluesit e Të Dhënave mund të mbledhin dhe përpunojnë Të Dhënat Personale si në vijim:
• informatat personale: emrin, mbiemrin;
• adresën e transportit dhe faturimit, adresën e vendbanimit, qytetin e banimit, kodin postar, email adresën, numrin e telefonit fiks ose mobil, metodën e dërgesës dhe pagesës
Përpunuesit e Të Dhënave mund të mbledhin dhe përpunojnë Të Dhënat Personale si në vijim:
• emrin e pronarit të debit/kredit kartelës
• afatin e skadimit të kredit/debit kartelës*.
*Në këto raste, këto janë kompani të besuara në mbarë botën që i menaxhojnë pagesat e kryera përmes debit apo kredit kartelës

3. ÇFARË NDODH NËSE JU NUK I OFRONI TË DHPNAT TUAJA PERSONALE
Disa Të Dhëna Personale që do të theksohen gjatë blerjes, kërkohen në mënyrë që të ekzekutohet blerja, dërgesa e produktit, kontabiliteti dhe obligimet ligjore, shërbimet pas shitjes.
Ofrimi dhe përpunimi i Të Dhënave Personale për qëllime marketingu janë me dëshirë, ku në këtë mënyrë përpunimi i Të Dhënave Personale për qëllime marketingu do të bëhet vetëm me pëlqimin tuaj.
Ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj për qëllime marketingu, duke kontaktuar individualisht Kontrolluesit e Të Dhënave në adresën e shënuar në paragrafin 1 (KUSH I MBLEDH TË DHËNAT PERSONALE). . Duke e ndalur pëlqimin tuaj, ju e përjashtoni ndjekjen e qëllimeve të marketingut, por kjo nuk do të ketë ndonjë efekt në aftësinë tuaj për të përfundut blerjet tuaja.

4. SI DO TË PËRPUNOHET TË DHËNAT PERSONALE
Të Dhënat Personale të ofruara dhe/ose të mbledhura nga Kontrulluesit e Të Dhënave, do të përpunohet dhe ruhen nga vegla të automatizuara dhe në disa raste ato do të përpunohet në letër (p.sh. për qëllime të dërgesës nga korrieri).
Të Dhënat Personale të mbledhura duhet të ruhen gjatë kohës së nevojshme për përmbushjen e kontratës ose sigurimin e garancioneve ligjore ose shërbimeve pas shitjes, në përputhje me kushtet e mbajtjes, të kërkuara nga ligji në fuqi. Të Dhënat Personale të mbledhura për qëllime marketingu do të ruhen deri sa konsumatori të kërkojë anulimin e regjistrimit apo pëlqimin e përpunimit të Të Dhënave Personale.
Për të menaxhuar kthimin e produkteve ose ankesat e mundshme të produkteve me të meta, ne duhet të mbledhim dhe përpunojmë informatat tuaja personale. Në mënyrë që të parandalohet mashtrimi në lidhje me ankesat dhe kthimet, ne mund të kemi nevoje të kërkojmë informata të caktuara personale nga ju që ta trajtojmë kërkesën tuaj.
Ne mund të ruajmë dhe përpunojmë informacionin që ju na ofroni për një periudhë kohore për t'u siguruar që çdo pretendim për përdorim mashtrues të identitetit mund të hetohet në mënyrë të duhur në të ardhmen.

5. KUSH DO T'I PËRPUNOJË TË DHËNAT PERSONALE
Të Dhënat Personale do të përpunohet nga:
• punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Kontrolluesve të Të Dhënave, të caktuar si persona në detyrë për përpunim;
• punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Përpunuesve të Të Dhënave të caktuar nga Kontrolluesit e Të Dhënave duke përfshirë (i) subjektet që menaxhojnë dyqanet online dhe që mund të shohin, redaktojnë dhe përditësojnë Të Dhënat Personale të futura në sistemet CRM, nga të cilat Kontrolluesit e Të Dhënave përpunojnë të dhënat për qëllime të e-tregtisë (ii) subjektet që menaxhojnë ruajtjen e Të Dhënave Personale në emër të Kontrolluesve të Të Dhënave në përputhje me marrëveshjet dhe ligjet vendore dhe Evropiane;
• anëtarët e palëve të treta brenda ose jashtë BE-së, Përpunuesit e Të Dhënave, që përdoren nga Kontrolluesit e Të Dhënave veçanërisht për transport (kompania transportuese, ashtu që ju të pranoni dërgesën tuaj në adresën e saktë që ju keni dhënë), për mbështetje pas shitjes (qendra e thirrjeve për ta siguruar dërgesën e blerjees suaj online pa ndonjë problem si dhe pranimin e informatave rreth produktit).
Të Dhënat Personale mund t'ju ipen edhe palëve të treta (këto janë kompani të besuar në mbarë botën që i menaxhojnë pagesat e bëra përmes debit apo kredit kartelave). Të Dhënat Personale nuk do të shpërndahen në asnjë mënyrë. Të Dhënat Personale do të transferohen jashtë shtetit ose Bashkimit Evropian, në shtetet që nuk ofrojnë një nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave, vetëm në përputhje me masat mbrojtëse të përcaktuara nga ligjet e zbatueshme të privatësisë.
Ne kufizojmë të dhënat që i shpërndajmë palëve të treta me qëllime specifike për të cilat ato nevojiten. Ato janë të kontrolluara rreptësisht nga ne për të siguruar mbrojtjen e privatësisë së të dhënave tuaja. Këto kompani nuk mund të përdorin asnjëherë të dhënat tuaja në mënyrë të lirë.

6. TË DREJTAT TUAJA

Ju mund të kërkoni në çdo kohë informata rreth Të Dhënave Personale të mbledhura, të përdorura, të shpërndara ose të përpunuara nga Kontrolluesit e Të Dhënave (e drejta e qasjes), si dhe të kërkoni integrimin, korrigjimin ose fshirjen dhe kundërshtimin e përpunimit të tyre. Për më tepër, duke filluar nga data 25 Maj 2018 (kur do të zbatohet Rregullorja (BE) 2016/679), ju mund të ushtroni edhe të drejtat në vijim: kufizimin e përpunimit, transportimit të të dhënave dhe dorëzimin e një ankese tek një autoritet mbikqyrës.
Në veçanti, ju keni të drejtë të kundërshtoni dhe tërhiqni pëlqimin tuaj, në tërësi apo një pjesë të saj, për mbledhjen, përdorimin, shpërndarjen apo përpunimin e Të Dhënave tuaja Personale për qëllime të dërgimit të materialeve të marketingut, shitjes direkte ose për përmbushje të anketave të tregut ose komunikimit komercial në mënyrë të automatizuar (emaile, sisteme të tjera të komunikimit në distancë si për shembull: SMS, MMS) ose në mënyrë tradicionale (letrave postare).
Nëse preferoni që përpunimi i Të Dhënave tuaja Personale të bëhet vetëm me anë të metodave të kontaktit tradicional, ju mund të kundërshtoni përpunimit e Të Dhënave tuaja Personale me anë të metodave të automatizuara.
Në mënyrë që të ushtroni të drejtat tuaja të lartëcekura dhe/ose të dërgoni një kërkesë ose ankesë në lidhje me përpunimin e Të Dhënave tuaja Personale, ju mund të dërgoni një kërkesë tek Kontrolluesit e Të Dhënave duke shkruar në këtë email adresë mbmltd.privacy@gmail.com ose në adresën postare dhe kontaktet e përmendura në paragrafin 1 (KUSH I MBLEDH TË DHËNAT PERSONALE) të këtij informacioni njoftues.

7. PËRDORIMI YNË I COOKIES

Ne mund të mbledhim informacion rreth vizitës suaj në këtë uebfaqe siç është IP adresa, vendndodhja gjeografike, lloji i shfletuesit, burimet referuese, kohëzgjatja e vizitës dhe numri i faqeve të shikuara. Ne mund t'i përdorim këto informata në administratën e kësaj uebfaqeje, për të përmirësuar përdorshmërinë e uebfaqes. Megjithatë, të gjitha informacionet që ne i mbledhim përmes cookies janë konfidenciale. Ne do t'i përdorim ato vetëm në mënyrën që është cekur në politikën aktuale.
Shumë persona që shfletojnë uebfaqet janë të brengosur rreth privatësisë së tyre dhe përdorimit të 'cookies' në Internet. Cookies janë dosje të vogla që mund të përdoren për të ruajtur informatat që tashmë keni ofruar. Cookies nuk mund të përdoren për të "vjedhur" informata rreth juve apo sistemit tuaj kompjuterik. Kjo uebfaqe përdor cookies për të mbajtur mend preferencat. Për shembull, uebsajti mund të mbaj mend se cilën faqe e keni shikuar, në mënyrë që ta bëj vizitën tuaj të ardhshme më të përshtatshme. Sidoqoftë, nëse nuk doni të keni cookies, ju mund t'i çaktivizoni ato në çdo kohë në shfletuesin tuaj të uebfaqeve tek Internet Options. Megjithatë, kjo do të ketë një ndikim negativ mbi përdorshmërinë e shumë uebfaqeve, duke përfshirë edhe këtë.

8. KONTAKTI

Në çdo kohë ju mund të kërkoni lirisht informata rreth të dhënave që ne kemi ruajtur, origjinën e tyre dhe përfituesit, si dhe qëllimin e ruajtjes. Ju lutemi na kontaktoni përmes emailit në mbmltd.privacy@gmail.com ose na shkruani në adresën postare të përmendur në paragrafin 1 (I CILI MBLEDH TË DHËNAT PERSONALE) të këtij informacioni njoftues. Nëse dëshironi të kërkoni korrigjimin, bllokimin ose fshirjen e të dhënave, ose nëse dëshironi të tërhiqni pëlqimin e përdorimit të të dhënave ose të kundërshtoni përdorimin e të dhënave, ju lutemi na kontaktoni në adresat e përmendur.


Bëhuni partner affiliate duke na kontaktuar në affiliate.manager@lidango.com.